Nxori i pari lajmin për gruan që lindi 10 fëmijë, gazetari kërkon falje

Nga A2 CNN
23 Qershor 2021, 13:10 | Lifestyle

Gazetari që nxori i pari lajmin për një grua nga Afrika e Jugut, e cila mendohej se kishte lindur 10 fëmijë njëkohësisht, ka kërkuar falje pasi u zbulua se gruaja kishte gënjyer dhe tashmë është shtruar në spital psikiatrik.

Piet Rampedi, i “Pretoria Neës”, tha se i vjen shumë keq që publikoi lajmin që mori dhenë, por që u prit me dyshime për shkak se asnjë spital nuk konfirmoi se kishte pasur një grua që lindi 10 fëmijë.

https://a2news.com/2021/06/09/publikohen-fotot-e-para-te-nenes-qe-mendohet-se-solli-ne-jete-10-femije/

Gjithashtu, vetë gazetari nuk gjeti asnjë provë për të treguar se këto fëmijë ekzistonin. Ai thjesht tha se kjo grua ka lindur fëmijë, por jo 10.

Vetë gruaja, e cila ndodhet në spital psikiatrik, këmbëngul se nuk është e sëmurë mendërisht dhe se 10 fëmijët i ka lindur vërtetë, por pa treguar se ku ndodhen aktualisht. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos