
Flokë nga shekulli V, muzeu i Jorkshajërit 
Maskë kundër murtajës, muzeu i Berlinit 
Figura me këmbë gaforresh, muzeu i Jorkut 
Figura me këmbë gaforresh, Muzeu i Jorkut 
Ariu duke pirë, muzeu i Lodrave, Kent 
Kapse flokësh, muzeu i Noruiçit 
Sirena, muzeu i Shkencave Natyrore, Skoci 
Sirena, muzeu i Shkencave Natyrore, Skoci 
Mace duke ngrënë, muzeu MONA, Australi 
Dhelpër me maskë njeriu, muzeu i magjisë së zezë, Noruiç
Në një kohë kur dyert e tyre janë mbyllur për vizitorët në këtë kohë pandemie, muzetë në shtete të ndryshme të botës kanë nisur një sfidë në rrjetet sociale, duke garuar se cili prej tyre ka objektin apo krijesën më të frikshme në ekspozitë.
Garën e nisi muzeu i Jorkshajërit, më 17 prill, duke publikuar në Twitter një foto të disa qimeve, që dikur ishin pjesë e kurorës së kokës së një gruaje romake që jetonte në Britani shekuj më parë.
Sfidën e pranoi me kënaqësi muzeu i Historisë Gjermane në Berlin, që ndau me ndjekësit në Twitter një maskë për t’u mbrojtur nga murtaja. Më pas një numër i madh muzesh u bënë pjesë e sfidës, duke ofruar për ndjekësit objektet më të frikshme që mund të shohin aty.
Cili është më i frikshmi? Këtë e vendosni ju, duke shfletuar galerinë me foto. (A2 Televizion)