Po merrnin rreze dielli të zhveshura në ballkon, banorët njoftojnë policinë

Nga A2 CNN
21 Prill 2020, 15:01 | Lifestyle
Po merrnin rreze dielli të zhveshura në ballkon, banorët

Karantina, ndoshta më shumë në Itali se në shumë vende të tjera të botës, ka krijuar situata nga më të çuditshmet dhe më interesantet mes banorëve të pallateve.

E fundit vjen nga Altopascio, po në Itali, ku banorët në një bllok apartamentesh u irrituan duke arritur deri aty sa të telefonojnë policinë. Arsyeja? Dy gra ishin duke marrë rreze dielli plotësisht të zhveshura.

“La Nazione” shkruan se dy gratë jetonin në katet e sipërme të pallatit dhe ndoshta kanë menduar se nuk shiheshin nga komshinjtë e tyre, por në fakt ishte e kundërta. Fqinjët u bënë bashkë dhe nisën “protestat”, madje u njoftua edhe policia.

Me të ardhur patrulla, nudistët u “zhduken” dhe në lagje u rikthye qetësia. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos