Miratohet rezoluta e Shqipërisë dhe SHBA për Ukrainën, Xhaçka: Rusia u izolua

Nga A2 CNN
27 Shkurt 2022, 22:40 | Bota
Miratohet rezoluta e Shqipërisë dhe SHBA për Ukrainën,

Rezoluta për Ukrainën e propozuar nga Shqipëria dhe SHBA për Ukrainën është miratuar këtë të diel për të shkuar në sesionin special të Emergjencës në Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, ministrja shqiptare e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, shkruan se rezoluta u mbështet nga 11 anëtarë. Ajo thekson se edhe njëherë tjetër, Rusia u izolua.

“Miratim i fuqishëm i rezolutës së propozuar nga Shqipëria SHBA. Sesioni Special i Emergjencës i  Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara u mbështet nga 11 anëtarë të OKB-së. 

Edhe një herë, Rusia u izolua. Bota nuk do të heshtë”, mbyllet postimi i Xhaçkës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos