Vendimi i rëndësishëm i BE për Ukrainën, refugjatët do të pranohen pa kërkuar azil

Nga A2 CNN
27 Shkurt 2022, 21:19 | Bota
Vendimi i rëndësishëm i BE për Ukrainën,

Bashkimi Europian ka marrë një vendim tejet të rëndësishëm këtë të diel për të gjithë qytetarët e Ukrainës të detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre, si pasojë e luftës me Rusinë.

Unanimisht, të gjitha vendet e Bashkimit Europian, kanë rënë dakord të pranojnë refugjatë nga Ukraina, pa u kërkuar atyre që të aplikojnë për azil.

Ata do të kenë të drejtë të qëndrojnë të paktën për 3 vite në shtete e Bashkimit Europian. Lajmi është bërë i ditur nga ministri i Brendshëm i Gjermanisë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos