Anëtari i grupit të “Habilajve”, Gjykata e Posaçme dënon me 10 vite burg Armand Kocerrin

Nga A2 CNN
29 Qershor 2020, 16:32 | Kronikë
Anëtari i grupit të “Habilajve”, Gjykata e Posaçme

Gjykata e Posaçme ka dënuar me 15 vite burg Armand Kocerrin, ish-anëtarin e grupit të “Habilajve” për “trafikimit të lëndës narkotike” në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal.

Për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi përfundimtar i Kocerrit është 10 vite burgim.

Armand Kocerri është i vetmi anëtar i Habilajve që ndodhet në Shqipëri. Së bashku me Nezar Seitin, ai u arrestua në Babicë të Vlorës, pas sekuestrimit të një sasie prej 4.5 tonë kanabis, që dyshohej se i përkiste grupit të Habilajve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos