Të shtëna me armë në Shkodër, dyshohet për atentat

Nga A2 CNN
29 Qershor 2020, 13:08 | Kronikë
Të shtëna me armë në Shkodër, dyshohet për atentat

Të shtëna me armë zjarri u regjistruan mesditën e së hënës në fshatin Vukatanë të njësisë Guri i Zi në Shkodër.

Sipas informacioneve të para, bëhet me dije se, në rrethana ende të paqarta, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të mjetit tip “Hyundai”, me drejtues shtetasin F. H. 30 vjeç, banues në fshatin Dobraç, Shkodër.

Nga të shtënat nuk ka asnjë person të lënduar. Ndërkohë që policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e saj.

Deri tani janë shoqëruar disa persona dhe dyshohet se mes tyre mund të jenë edhe autorët e ngjarjes. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos