Operacioni me 18 të arrestuar, reagon ministri Çuçi: Do t’i presim rrugën së keqes

Nga A2 CNN
19 Maj 2022, 14:08 | Aktualitet
Operacioni me 18 të arrestuar, reagon ministri Çuçi: Do

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, ka reaguar për operacionin me 18 persona të arrestuar pas 32 urdhërarresteve të lëshuara nga SPAK.

Çuçi bën të ditur se janë goditur 8 grupi kriminale, ndërsa thekson se është duke vijuar puna për kapjen e personave të tjerë të përfshirë në ngjarje kriminale.

https://a2news.com/2022/05/19/rama-reagon-ndaj-spak-respekt-per-kete-shembull-kaq-domethenes/

“8 grupe kriminale të goditura në disa qarqe të vendit dhe 18 të arrestuar. Përgëzime Policisë së Shtetit dhe SPAK për punën hetimore dhe operacionale, e cila vijon për ekzekutimin e plotë të 32 masave të sigurisë “arrest me burg”. Asnjë kompromis me krimin e organizuar, asnjë kompromis as me punonjësit e policisë që nuk kryejnë detyrën në luftën e vazhdueshme me krimin apo në rastin më të keq bëhen palë me të. Do t’i presim rrugën së keqes kudo ajo shfaqet e në çdo kohë, për një Shqipëri më të sigurt e ku së bashku ndërtojmë të ardhmen tonë”, shkruan Çuçi në Twitter. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos