
Festa e nëntorit më shumë se në çdo qytet te vendit, identifikohen me Vlorën, për vetë historinë dhe zhvillimin e ngjarjeve që shënjojnë data të rëndësishme të shtetit shqiptar.
Përveç anës protokollare dhe përkujtimore, këto festa kanë nisur të shikohen edhe si mundësi për zhvillimin dhe promovimin e mëtejshëm të turizmit në qytet.
Madje, operatorët turistikë kanë nisur të ndjejnë një fluks të dytë vizitorësh gjatë festave të nëntorit.
Operatorët turistikë synojnë që festat e Nëntorit në Vlorë të mos tërheqin vetëm turizmin patriotik, por të shtrihet edhe më tej, për ta kthyer Vlorën një destinacion tërheqës edhe gjatë stinës së dimrit.
Për këtë arsye, synohet që për vitin 2023 në bashkëpunim edhe me pushtetin lokal, të organizohen dhe promovohen 111 aktivitete për 111-vjetorin e Pavarësisë së vendit. (A2 Televizion)