Opozita përsëri në protestë, të enjten para Parlamentit

Nga A2 CNN
19 Mars 2019, 10:18 | Politikë
Opozita përsëri në protestë, të enjten para Parlamentit

Opozita do të dalë sërish në protestë këtë të enjte, para Parlamentit, ndërkohë që brenda në sallë do të zhvillohet seanca plenare e radhës.

Vendimi është marrë mbrëmjen e kaluar, pas konsultimit të kreut të Partisë Demokratike Lulzim Basha me kryetarët e degëve të partisë. Protesta do të ketë simbolika për të treguar se Parlamenti është i zgjedhur nga krimi dhe jo nga populli.

Protestat e organizuara në sheshin para godinës së Kuvendit kanë qenë edhe më problematiket, ku nuk kanë munguar edhe konfrontimet e protestuesve me forcat e policisë, që kanë përdorur gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën.

Edhe të shtunën e kaluar, protestuesit pasi u mblodhën para Kryeministrisë gjatë marshimit devijuan për te Parlamenti ku policia hodhi sërish gaz lotsjellës ndaj tyre. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos