Opozita sot në protestë. 1300 forca policore në terren

Nga A2 CNN
21 Qershor 2019, 10:10 | Politikë
Opozita sot në protestë. 1300 forca policore në terren

Opozita e bashkuar do të zhvillojë sot në mbrëmje protestën e saj të radhës.

Protesta do të nisë në orën 20:00 dhe Partia Demokratike ka kërkuar leje që të vazhdojë deri në orën 23:59. Por, ashtu siç ka ndodhur edhe herët e tjera, policia ka dhënë leje deri në orën 22:00.

https://a2news.com/2019/06/21/nisin-pergatitjet-ne-bulevard-per-protesten-e-opozites/

Mësohet se në terren do të jenë 1300 uniforma blu.

https://a2news.com/2019/06/20/rama-ne-shkoder-mitingu-brenda-rrethimit-te-forcave-speciale/

Kreu i PD-së, Lulzim Basha me një postim në rrjetet sociale ka ftuar gjithë shqiptarët të bashkohen si njerëz të lirë në protestën e sotme të thirrur në orën 20.00.

"Si njerëz të lirë, si qytetarë me dinjitet, si shqiptarë kurajozë, prindër, motra, vëllezër, bij e bija shqiptarësh, të gjtihë bashkë sonte në orën 20:00 në manifestimin kombëtar të vullnetit tonë të pakthyeshëm për Shqipërinë si gjithë Europa! #ShqipëriaSiEuropa", shkruan kryetari demokrat në postimin e tij të shoqëruar me ftesën video.

Në mesazhin video Basha rendit të gjithë arsyet se pse shqiptarët e bashkuar duhet të ndalin qeverinë e ardhur me krimin, me ndihmën e krimit dhe për të qeverisur me krimin.

"Kriminelë në qeveri dhe parlament. Banditë në krye të bashkive. Hajdutë votash dhe banda në policinë e shtetit. Qeveria e krimit i ka përdhosur shqiptarët. Lukunia e hienave u demaskua

"Shqiptarëve dhe fëmijëve të tyre nuk ja vret dot kush të ardhmen", thuhet në spotin e shpërndarë në Facebook. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos