Një pjesë e molit të famshëm Pacifica Pier, i ndodhur në zonën e Gjirit të San Franciskos, është shembur dhe ka përfunduar në oqean.
Sipas një njoftimi të publikuar në qershor nga Bashkia e Pacifica, moli ishte mbyllur më herët gjatë këtij viti për shkak të çarjeve, shkëputjeve dhe zhvendosjeve të konstatuara në beton dhe në elementet strukturore pranë bazamentit të tij. (A2 Televizion)