
Është ndarë nga jeta mjeku dhe ish-deputeti i Partisë Socialiste, Ylli Ziçishti.
Lajmin e hidhur e bën me dije kreu i grupit parlamentar Taulant Balla përmes një postimi në rrjetet sociale.
“U kujdes gjithë jetën për shëndetin e të tjerëve, por sot zemra i pushoi përgjithmonë mjekut të madh dhe kolegut të veçantë Ylli Ziçishti. U prehsh në paqe Ylli ynë!”, thuhet në mesazhin e Ballës. (A2 Televizion)