Qarkullonte me armë zjarri në makinë, arrestohet 27-vjeçari

Nga A2 CNN
26 Nëntor 2026, 12:18 | Kronikë

Qarkullonte me armë zjarri në makinë, arrestohet

Një 27-vjeçar është arrestuar në flagrancë në rrugën “Dine Hoxha” në Tiranë, pasi u kap duke qarkulluar me armë zjarri në automjet.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Befasia”, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 3, ndaluan shtetasin me inicialet K. H.

Gjatë kontrollit të automjetit tip “Range Rover”, me të cilin lëvizte 27-vjeçari, policia gjeti në kroskot një armë zjarri pistoletë, së bashku me municion luftarak.

Arma dhe municioni u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos