
Vezë të mbushura me bojë të zezë vaji drejt Ministrisë së Arsimit ka qenë revolta e disa studentëve dhe aktivistëve, të cilët kërkojnë dorëheqjen e ministres Evis Kushi.
Dy janë arsyet krysore, sipas studentëve, që ministrja duhet të largohet nga posti i saj: dështimi i mësimit “online” dhe termat fyes që zyrtarja ka përdorur në deklaratat televizive ndaj të rinjve protestues.
Të zhgënjyer janë edhe nga mosrealizimi i kërkesave të parashtruara në protestat e dhjetorit të vitit 2018.
“Pakti për Universitetin dështoi. Tri ministret e fundit kanë bërë regres në arsim dhe kanë dëmtuar studentët”, thonë të rinjtë.
Deri më tani, nuk ka një datë për rikthimin në universitete të studentëve. Kufizimet e pandemisë kanë shtyrë këtë vendim pa afat, për të cilin studentët thonë se rrezikojnë të humbasin një vit akademik. (A2 Televizion)