Sociologu: Shoqëria shqiptare, në gjendje të vështirë, të gjitha autoritetet sociale në krizë

Nga A2 CNN
15 Dhjetor 2020, 10:44 | Sociale
Sociologu: Shoqëria shqiptare, në gjendje të vështirë,

Sociologu Gëzim Tushi komentoi në A2 protestat e ditëve të fundit dhe konkretisht angazhimin e fëmijëve. Ai theksoi se jemi duke u përballur me një fenomen të ri, ndërsa u shpreh se shoqëria shqiptare në këto momente është në një gjendje të vështirë, pikërisht, sepse i ka vënë të gjitha autoritetet sociale në krizë.

“Kemi të bëjmë me një fenomen të ri dhe unë gjykoj që jemi përballë një politike të re protestash. Protesta është shprehje sintetike e një krizë sintetike që ka shoqëria. Ka një varg arsyesh që duhen vlerësuar. Protesta është një reagim qytetar. Kushtetutshmëria e protestës nuk duhet nënvlerësuar asnjëherë, por nuk duhet të jemi të njëanshëm, nuk duhet të shohim vetëm të drejtën e protestuesve. Në këtë tollovi, herë pas here ka gjëra që po ngatërrohen. Protestuesit duhet të respektojnë me domosdo autoritetin e shtetit. Shoqëria shqiptare në këto momente është në një gjendje të vështirë, pikërisht, sepse i ka vënë të gjitha autoritetet sociale në krizë. Në krizë autoriteti në familje, në krizë autoriteti në shkollë, në krizë autoriteti i shtetit. Unë mendoj që shikimi vetëm i njërës palë, duke mohuar të drejtën e palës tjetër, është e gabuar dhe nuk na çon në rrugën e duhur.

Më tej, sociologu u shpreh se fëmijëve po u mësohet kultura e dhunës, duke marrë pjesë në protesta të tilla.

“Unë mendoj se nuk duhet të jemi të lumtur me pjesëmarrjen e gjerë të fëmijëve. Jo thjesht me faktin që atyre u rrezikohet jeta, por në mënyrë të gabuar atyre po u mësohet kultura e dhunës. Ne jemi shoqëri që e kemi dhunën në limfën tonë. Fëmijët të shkojnë në protestë, por kjo nuk ndikon në zhvillimin e tyre. Një pjesë e madhe e tyre nuk e dinë fare se pse po shkojnë. Ata shkojnë në mënyrë instiktive, nga energjitë e tepërta që kanë, një lloj qejfi. Manipulimi i fëmijëve është një gjë e lehtë”, u shpreh sociologu. (A2 Televizion)

https://a2news.com/video/sociologu-politikanet-te-kene-kujdes-protestuesit-nuk-jane-as-halabake-as-horra/

A2 CNN Livestream

Latest Videos