Osmani me Pahor: Serbia nuk është e interesuar për njohje reciproke

Nga A2 CNN
29 Nëntor 2021, 11:50 | Kosova
Osmani me Pahor: Serbia nuk është e interesuar për njohje

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i bëri edhe njëherë Bashkimit Europian të reagojë ndaj retorikës destabilizuese të Serbisë në Ballkanin Perëndimor.

Në një konferencë për shtyp me homologun slloven, Pahor, Osmani shtoi se pala serbe po tregon se nuk është e interesuar të arrijë një marrëveshje për njohjen reciproke.

“Kosova ka qenë pala konstruktive në procesin e dialogut, Serbia nuk është e interesuar të arrijë një marrëveshje me Kosovën. Njohja reciproke duhet të jetë në qendër të këtij procesi, fqinji ynë verior nuk dëshiron një Ballkan me paqe. BE-ja duhet të reagojë për retorikën e ashpër të saj në rajon”, u shpreh Osmani.

Më tej, presidentja e Kosovës kërkoi sërish nga Unioni që të mos humbë kohë për liberalizimin e vizave. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos