Vrasja e trefishtë në Deçan, qeveria ofron 20 mijë euro për gjetjen e autorëve

Nga A2 CNN
29 Nëntor 2021, 11:27 | Kosova
Vrasja e trefishtë në Deçan, qeveria ofron 20 mijë euro

Autoritetet në Kosovë bëjnë me dije se ofrojnë 20 mijë euro shpërblim për këdo që jep informacion për identifikimin dhe kapjen e autorit të vrasjes së 3 personave në Deçan, në një sulm që tronditi mbarë opinionin publik.

Dy nxënës shkolle dhe drejtuesi i autobusit humbën jetën mbrëmjen e së premtes si pasojë e një sulmi me kallashnikov pranë fshatit Gllogjan të Deçanit.

Ngjarja ka ende shumë gjëra të pazbardhura, ndërkohë që policia është duke hetuar në disa pista.

Drejtori i përgjithshëm i policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti, tha më herët se nuk ka asnjë të dhënë apo provë që incidenti të ketë pasur qëllime terroriste. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos