
Kombëtarja e basketbollit u nis sot drejt Portugalisë për të luajtur ndeshjet e raundit të dytë të paraeliminatoreve të Botërorit 2023.
Me anë të një statusi në Facebook, Federata Shqiptare e Basketbollit (FSHB) i shprehu mirënjohjen të gjithë sportistëve që iu përgjigjën pozitivisht ftesës së saj për përfaqësimin e Shqipërisë në këto përballje.
Gjithashtu, FSHB thekson se basketbollistët shqiptarë nuk kanë zhvilluar aktivitet që nga muaji mars, ndërkohë që në Evropë kompeticionet kombëtare dhe ndërkombëtare rinisën normalisht.
“Koshi shqiptar, nga muaji mars 2020, mbetet i pezulluar ende sot, kur e gjithë Europa dhe Bota, zhvillojnë në kushte covid-i, veprimtarinë e tyre sportive. Po ne? Si gjithmonë me çudira për shumë arsye!!! Por, t’i harrojmë të gjitha dhe të kthehemi te shpresa që duhet ndezur, për ekipin tonë dhe për ditë më të mira, për basketbollin shqiptar”, lexohet në postim. (A2 Televizion)