Bota është frikësuar nga pandemia e koronavirusit që ka kyçur në shtëpi pjesën më të madhe të planetit. Një nga aspektet më të frikshme të “armikut” të njerëzimit është dhe fakti që është totalisht i padukshëm, diçka që mund të shtyjë disa ta nënvlerësojnë.
Forcat e rendit në Indi duhet të jenë të bindura për këtë, dhe kanë vendosur ta bëjnë më të prekshme rrezikun për qytetarët. Policia e qytetit Hyderabad kanë shndërruar kaskën e tyre në formën e njohur tashmë të koronavirusit, me pikat e kuqe karakteristike.
Policia indiane me kaskën e koronavirusit Policia indiane me kaskën e koronavirusit Policia indiane me kaskën e koronavirusit Policia indiane me kaskën e koronavirusit Policia indiane me kaskën e koronavirusit India ka patur 4314 raste dhe 118 viktima India ka patur 4314 raste dhe 118 viktima
Fotografitë i kanë shpërndarë në rrjetet sociale, dhe dëshmojnë habinë por edhe fillimin e një ndërgjegjësimi, në një vend me më shumë se 1 miliard e 300 milionë banorë, ku shumë prej tyre ende nuk e kanë kuptuar rrezikshmërinë e pandemisë.
Deri më tani, India ka patur 4314 raste dhe 118 viktima, por frika tek mjekët është e madhe që koronavirusi mund të krijojë vatra në periferitë më të varfra. (A2 Televizion)