Si bëhet një maskë? E tregon në video autoriteti më i lartë i shëndetit publik amerikan

Nga A2 CNN
6 Prill 2020, 23:03 | Lifestyle
Si bëhet një maskë? E tregon në video  autoriteti më i

Gjetja e maskave në treg është gjithmonë kryefjala e diskutimeve tek opinioni publik, në një kohë kur veçoritë e koronavirusit këshillojnë vënien e tyre për të parandaluar infeksionin.

https://www.youtube.com/watch?v=tPx1yqvJgf4

Maskat e mirëfillta duket sikur mungojnë në treg, por kjo nuk do të thotë se njerëzit nuk mund të krijojnë të tilla me mjete rrethanore. Madje, një maskë e tillë mund të dojë vetëm një bluzë pambuku dhe rreth 30 sekonda për t’ u bërë, pa asnjë prerje.

Këtë e dëshmon një video që po shndërrohet në viral nga doktor Jerome Adams, i cili mban titullin e Surgeon General i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

https://a2news.com/2020/04/04/lufta-per-maska-gjermania-akuzon-shtetet-e-bashkuara-per-pirateri-moderne/

Titulli i “Kirurgut të përgjithshëm “ i referohet personit të emëruar nga vetë presidenti që është autoriteti më i lartë i shëndetit publik brenda territorit federal. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos