Minatorët e Fabrikës së Pasurimit të Bakrit në Fush-Arrëz, kanë zhvilluar një protestë mëngjesin e së hënës.
Qëllimi i protestës ishin pagat e prapambetura të minatorëve të kësaj fabrike, ndonëse kompania private kishte nënshkruar një marrëveshje për likudimin total të pagesave.

Protesta u organizua nga Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë, ndërsa presidenti i saj, Gëzim Kalaja, theksoi se kjo protestë do të vijojë deri në plotësimin e kërkesave të minatorëve. (A2 Televizion)