Tifozët e Tiranës janë të parët që i janë afruar stadiumit “Air Albania”, në prag të ndeshjes derbi të skuadrës së tyre kundër Partizanit, që vlen edhe vendin e parë në renditje. Me pankarta dhe flamujt e skuadrës së tyre, ata i janë drejtuar stadiumit, ku vihet re një prani e shtuar e forcave të sigurisë. Përveç rojeve private, në stadium ka edhe efektivë të policisë, për të mos lejuar incidente. (A2 Televizion)
Pak orë para derbit, nis marshimi i tifozerive, shtohet siguria në stadium
