Pakoja e Madhe, Rama njofton mbështetje edhe për elitat e forcave të rendit

Nga A2 CNN
30 Dhjetor 2022, 22:29 | Politikë
Pakoja e Madhe, Rama njofton mbështetje edhe për elitat e forcave

Kryeministri Edi Rama vijon në detajimin e kategorive që përfitojnë mbështetje financiare për t’u përballur krizën.

Pas infermierëve, mësuesve dhe edukatorëve, kësaj radhe kreu i ekzekutivit njoftoi mbështetje për elitën e forcave të rendit.

Bëhet fjalë për 20 mijë lekë për secilin nga efektivët e RENEA, të Forcave Speciale Delta, Ndërhyrjes së Shpejtë dhe Njësisë Operacionale, “shërbëtorë të ligjit dhe popullit në frontet më të vështira, familjet e të cilëve meritojnë mirënjohje e mbështetje në çdo kohë”, siç shkruhet në postimin e tij në Facebook.

Ditën e sotme, Rama njoftoi një mbështetje me të njëjtën vlerë për mësuesit, edukatorët dhe infermierët me pagë bruto nën 60 mijë lekë, ndërkohë që 30,693 mësues, edukatorë dhe infermierë, me pagë bruto mbi 60 mijë lekë, do të marrin 10,000 lekë. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/12/30/nga-pakoja-e-madhe-do-te-perfitojne-mesues-e-edukatore-rama-ndahen-ne-kategori/
https://a2news.com/2022/12/30/impakti-i-inflacionit-sa-do-te-perfitojne-infermieret-nga-paketa-e-re-e-mbeshtetjes-financiare/

A2 CNN Livestream

Latest Videos