
Deputeti i Shkodrës Agron Çela nuk do të jetë më me Partinë e Lirisë. Burime të zyrtarëve drejtuese te dy partive (PS-PL) konfirmojnë se Çela ka kaluar me PS dhe pritet te prezantohet ne ditët e para te janarit.
I kontaktuar nga A2CNN Çela u shpreh se ka dhënë dorëheqjen nga PL por pas Vitit të Ri do të vendosë se me cilën parti do të bashkohet.
Zëra për një largim të mundshëm të Çelës nga Partia e Lirisë (atëherë LSI) ka pasur që në janar të vitit 2021, por u hodhën poshtë nga vetë deputeti.
Çela është një figurë e mbështetur gjerësisht në Shkodër dhe ka lidhje të forta me me klubin e futbollit Vllaznia. (A2 Televizion)