La PL-në e Metës, Çela konfirmon kalimin në PS me një "selfie" me Spiropalin

Nga A2 CNN
30 Dhjetor 2022, 19:09 | Politikë
La PL-në e Metës, Çela konfirmon kalimin në PS me një

Pas përhapjes së lajmit se është larguar nga Partia e Lirisë për t’u bërë pjesë e Partisë Socialiste, deptueti i Shkodrës Agron Çela është fotografuar krah socialistëve.

Çela shihet në një selfie të shkrepur nga Elisa Spiropali, e cila është drejtuese politike e Partisë Socialiste për Shkodrën. Në selfien e shkrepur nga ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin shihet edhe Benet Beci.

Burime të zyrtarëve drejtuese te dy partive (PS-PL) konfirmuan më herët gjatë ditës së sotme se Çela ka kaluar me PS-në dhe pritet te prezantohet ne ditët e para te janarit.

I kontaktuar nga A2 CNN, Çela u shpreh se ka dhënë dorëheqjen nga PL por pas Vitit të Ri do të vendosë se me cilën parti do të bashkohet. Megjithatë, fotoja e publikuar i pohon zërat për kalimin në PS.

Zëra për një largim të mundshëm të Çelës nga Partia e Lirisë (atëherë LSI) ka pasur që në janar të vitit 2021, por u hodhën poshtë nga vetë deputeti. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/12/30/agron-cela-le-partine-e-lirise-dhe-i-bashkohet-ps-se/

A2 CNN Livestream

Latest Videos