Palmer: Rusia do që Ballkani Perëndimor të jetë i përçarë dhe në kaos

Nga A2 CNN
11 Shkurt 2020, 10:10 | Aktualitet
Palmer: Rusia do që Ballkani Perëndimor të jetë i

I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer deklaroi gjatë një interviste për Radion Europa e Lirë se Rusia dëshiron që ky rajon të jetë i përçarë dhe të ketë një element kaosi në të”

“Nëse i identifikoj disa, do të veçoja përpjekjet e Rusisë për të zvogëluar mbështetjen për Marrëveshjen e Prespës midis Shkupit dhe Athinës. Ato janë shembull i aktivitetit malinj të shtetit rus. Rusët duan që Ballkani Perëndimor të jetë një zonë, ku ata mund të çojnë poshtë-lart nivelin e tensioneve”, tha Palmer.

Gjatë intervistës zyrtari i lartë amerikan foli dhe për çështjen e mos-hapjes së negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e veriut. Ai u shpreh se shpreson që kjo situatë të zgjidhet brenda muajit mars dhe dy vendet të marrin “dritën jeshile për negociatat”.

“Ne mendojmë se të dyja vendet kualifikohen me meritë. Mendojmë se është një sinjal i rëndësishëm që duhet t’i dërgohet rajonit. Mendojmë se është thelbësore që Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria të kenë rrugë të qartë evropiane dhe perspektivë evropiane”, shtoi Palmer. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos