Pasojat që la zjarri i madh që përfshiu Amazonën javët e fundit kanë dalë në pah në fotot e reja që vijnë nga Brazili.
Mbi 1600 vatra zjarri ndezën qiellin mbi pyllin më të madh në botë dhe shkaktuan protesta antiqeveritare në vendin amerikano-jugor.
Presidenti i Brazilit, Jair Bolsonaro ka dërguar trupa ushtarake të mbështetura nga ajri ditën e shtunë për të shuar zjarret. Një dekret i lëshuar nga Presidenti Jair Bolsonaro autorizon vendosjen e ushtarëve në rezervat e natyrës, tokat indigjene dhe zonat kufitare në rajon. Njoftimi erdhi pas presionit të fortë nga liderët evropianë.
Bolsonaro ka kritikuar reagimin e kombeve të tjera, duke këmbëngulur që zjarret "nuk mund të përdoren si pretekst" për sanksione ndëshkuese.
Franca dhe Irlanda thanë që nuk do të ratifikonin një marrëveshje të madhe tregtare me vendet e Amerikës së Jugut, nëse Brazili nuk përpiqet më shumë për të shuar flakët në Amazonë.
(A2 Televizion)