Pamje apokaliptike nga Franca, tornado godet bregdetin, një i vdekur dhe 5 të plagosur

Nga A2 CNN
19 Qershor 2022, 16:46 | Bota

Një ngjarje e rëndë dhe aspak e zakontë ka ndodhur pasditen e së shtunës në një plazh në Villers-sur-Mer në Francë.

Një tornado e vogël, por me erë me shpejtësi tejet të madhe goditi plazhin, duke i marrë jetën një 31-vjeçari, ndërsa të paktën 5 persona të tjerë mbetën të plagosur.

Në internet janë bërë virale momentet kur era e fortë godet bregun e detit, ndërsa më dhjetëra pushues shihet teksa largohen të çoroditur me shpejtësi. Karrige e tavolina fluturuan në ajër nga hotelet aty pranë.

“Ishte një “dhunë” që nuk e kemi parë kurrë në bregdetin tonë”, u shpreh pas ngjarjes Thierry Granturco, kryebashkiaku i Villers-sur-Mer.

Ky fenomen, i cili zgjati rreth 20 minuta, ishte totalisht i paparashikuar nga autoritetet meteorologjike. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos