Alabama në Shtetet e Bashkuara të Amerikës u godit ditën e diel nga një mot i keq e tornado të shumta, të cilat u morën jetën 23 personave, lanë disa të plagosur e dëme të konsiderueshme materiale, duke krijuar një situatë të rëndë për banorët.
Mes viktimave ishin edhe dy fëmijë, një djalë 6-vjeçar dhe një vajzë 8 vjeç.
Era e tornadove arriti mbi 265 kilometra në orë, duke shkatërruar me dhjetëra ndërtesa e shtëpi, ndërsa me dhjetëra persona janë dërguar në spital me dëmtime serioze.
Autoritetet janë duke u ardhur në ndihmë banorëve të prekur nga tornadot, ndërsa janë duke kërkuar nën rrënojat e banesave për persona që dyshohet se kanë mbetur të bllokuar. (A2 Televizion)