Autoritetet kineze kanë publikuar së fundmi pamjet satelitore se si spitali i parë në Wuhan për të prekurit nga koronavirusi u ndërtua në një fushë me një shpejtësi të paprecedentë.
Spitali “Huoshenshan” tashmë ka pritur pacientët e parë të prekur nga virusi vdekjeprurës, vetëm 10 ditë pasi ai u ndërtua në pjesën perëndimore të Wuhan, që njihet tashmë dhe si epiqendra ku shpërtheu koronavirusi.
Kjo është qendra e parë shëndetësore që ndërtohet që nga themelet për të trajtuar pacientët me këtë virus. Qyteti i Huanggang, i cili ndodhet pranë Wuhan, hapi një spital për të infektuarit me koronavirusi, pasi konvertoi një ndërtesë ekzistuese. (A2 Televizion)