Panairi i Librit, pushtohet nga librat për fëmijë dhe ftesat për lexime në stenda

Nga A2 CNN
14 Nëntor 2019, 20:33 | Kulturë
Panairi i Librit, pushtohet nga librat për fëmijë dhe ftesat

Misioni për të edukuar një brez të ri të ketë mik librin është tejet i vështirë. E megjithatë nuk është e pamundur. Në këtë edicion të 22 të librit, një vend të rëndësishëm kanë edhe botimet për këtë grupmoshë.

Është e vërtetë që autorët shqiptarë për fëmijët e vegjël janë të paktë, po aq e vërtetë sa edhe misioni i autorëve të njohur që rikthehen me vepra për të vegjlit. Gaqo Bushaka vijon të edukojë të vegjlit, por këtë herë me vjersha.

Sfida më e vështirë mbetet përkthimi dhe redaktimi i këtyre veprave, që padiskutim kërkojnë një vëmendje më të madhe nga ana e botuesve. Ky panair, jo vetëm ka shtuar ngjyrat për të vegjlit, por i fton edhe ata në stenda. Si rrallëherë, numri i eventeve ku lexohet dhe promovohet për publikun e vogël është thuajse i njëjtë me eventet që shtëpitë botuese sjellin për të rriturit dhe kjo atmosferë mikpritëse do të vijojë deri mbrëmjen e kësaj të diele. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos