
Dy viktima dhe 186 raste të reja janë raportuar në 24 orët e fundit në Kosovë. Qyteti më i prekur mbetet Prishtina me 72 infeksione.
Me shifrat e sotme, numri i viktimave shkon në 663 ndërsa numri total i të infektuarve në 17.943, prej të cilëve 2192 persona janë ende aktivë.
Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, në 24 orët e fundit, janë shëruar edhe 54 persona. (A2 Televizion)