Takohen krerët e koalicionit qeverisës, Mustafa: Pajtim për presidentin ose shkojmë në zgjedhje

Nga A2 CNN
23 Tetor 2020, 19:31 | Kosova
Takohen krerët e koalicionit qeverisës, Mustafa: Pajtim për

Kosova mund të shkojë në zgjedhje të parakohshme nëse koalicioni qeverisës nuk arrin një dakordësim për postin e presidentit.

Kështu u shpreh kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, pas një takimi me partnerët e koalicionit. Megjithatë, ai pranoi se është ende herët për të folur mbi ketë temë, pasi mandati i presidentit, Hashim Thaçi,  përfundon në prill të vitit 2021.

Ky i fundit është në pritje të vendimit të Gjykatës Speciale nëse do të konfirmojë apo hedhë poshtë aktakuzën për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Posti i presidentit lakmohet edhe nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, por kryetari Ramush Haradinaj nuk dha një përgjigje të qartë për këtë temë.

“Në qoftë se ne do të ballafaqohemi me një mandat kushtetues, atëherë mendoj se ka vullnet, pra të ulemi dhe të gjejmë një zgjidhje ku pajtohen liderët dhe partitë, sepse nuk është çështje personale. Në qoftë se jo, jemi përgatitur të shkojmë në zgjedhje”, deklaroi Isa Mustafa.   

“Nuk e kam përgjigjen aktualisht, do ta vërtetojmë në të ardhmen, por e rëndësishme është që Kosova mos të ketë lëkundje”, ishte deklarata e Haradinajt.   (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos