Pandemia po përhapet me ritme të shpejta, OBSH: Nuk është arritur ende piku

Nga A2 CNN
7 Korrik 2020, 18:33 | Bota
Pandemia po përhapet me ritme të shpejta, OBSH: Nuk është

Drejtori i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus ka dhënë një tjetër deklaratë aspak optimiste për sa i përket vijueshmërisë së pandemisë së koronavirusit që ka përfshirë tashmë pothuajse të gjithë botën.

Përmes një deklaratë për shtyp në Gjenevë, Ghebreyesus tha se “pandemia e koronavirusit vijon të përhapet me shpejtësi në nivel global dhe qartësisht piku i saj nuk është arritur”.

Ai nënvizoi se në fillimet e pandemisë u deshën 12 javë për të arritur 400 mijë raste me koronavirus, por një numër i tillë u arrit vetëm në fundjavën e kaluar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos