Pandemia, ulen shifrat e të infektuarve, rritet ndjeshëm ai i të shëruarve

Nga A2 CNN
23 Shtator 2022, 18:20 | Aktualitet
Pandemia, ulen shifrat e të infektuarve, rritet ndjeshëm ai i të

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, nuk ka asnjë humbje jete në 24 orët e fundit nga koronavirusi në vendin tonë.  Ministria njofton se 47 qytetarë kanë rezultuar të infektuar në 625 testime.

Në të gjithë vendin janë 678 qytetarë aktivë me Covid 19. Aktualisht, në spitalin COVID3 po marrin trajtim 5 pacientë, ndërkohë që janë shëruar 176 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit.

Deklarata e Ministrisë së Shëndetësisë

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 625 testime, 47 qytetarë të infektuar, nuk ka humbje jete dhe 176 të shëruar në 24 orët e fundit

23 Shtator 2022 – Ministria e Shëndetësisë i bën sërisht thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, veçanërisht në këtë periudhë të vjeshtës, për të kufizuar rrezikun e përhapjes së infeksionit.

Vaksinimi anticovid kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Gjithashtu MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar, që të drejtohen në qendrat shëndetësore, për t’u vaksinuar me dozën përforcuese. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Nëse keni shenja të sëmundjes apo keni patur kontakt me një person të prekur nga Covid19, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 625 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 47 qytetarë, në këto bashki:

17 në Tiranë,  5 në Elbasan, 4 në Sarandë, nga 3 qytetarë në Fier, Dimal, nga 2 qytetarë në Durrës, Dibër, Vlorë, nga 1 qytetarë në Fushë Arrëz, Lezhë, Krujë, Kamëz, Kavajë, Rrogozhinë, Patos, Lushnje, Selenicë.

Janë 678 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 5 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.

Janë shëruar 176 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 326,319 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (23 Shtator 2022)

Raste të reja ditore                47

Të shëruar në 24 orë             176

Të shtruar në spitale             5

Humbje jete në 24 orë           0

Testime ditore                     625

Testime totale                   1,977,680

Raste pozitive                      330,762

Raste të shëruara                  326,495          

Raste Aktive                             678 Humbje jete                              3,589 (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos