VIDEO/ Policë me maska në Spitalin e Traumës, arrestojnë në flagrancë mjekun

Nga A2 CNN
23 Shtator 2022, 15:56 | Aktualitet
VIDEO/ Policë me maska në Spitalin e Traumës, arrestojnë

Një skenë e pazakontë ka ndodhur, këtë të premte, në Spitalin e Traumës. Disa policë të maskuar janë futur brenda në ambientet e spitalit dhe kanë arrestuar në flagrancë një mjek.

Burime për A2 CNN bëjnë me dije se në pranga është vënë mjeku Fitim Marku, i cili është arrestuar duke marrë një ryshfet prej 10 mijë lekësh.

Mësohet se mjeku ka rënë pre e një agjenti të infiltruar si pacient. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos