
Policia gjermane bën me dije se ka arritur të çaktivizojë një pajisje të dyshimtë shpërthyese e cila u gjet në një tren gjatë natës në qytetin perëndimor të Këlnit, në një kohë kur vend po përkujton 30 vjetorin e bashkimit.
Sipas gazetës “Bild”, bëhet fjalë për një bombë artizanale e cila nëse do të shpërthente do të shkaktonte dëme të mëdha. Pajisja u gjet në një kuti kartoni ka një pastrues, e fshehur në një vagon.
Policia përdorin qentë antieksploziv dhe një pajisje me rreze X për të çaktivizuar bombën artizana, por ende nuk bëhet me dije nëse bëhet fjalë për një sulm të dështuar terrorist apo thjesht një kërcënim. (A2 Televizion)