Panik në ndeshjen Danimarkë-Finlandë, Eriksen humb ndjenjat në fushë

Nga A2 CNN
12 Qershor 2021, 18:57 | Futboll

Episod i tmerrshëm në ndeshjen Danimarkë-Finlandë. Danezi Christian Eriksen humbi ndjenjat kur kishte topin në kontroll, duke mos lëvizur më.

Ekipet mjekësore ndërhynë menjëherë për t’i dhënë ndihmën e parë, ndërsa shokët e ekipit krijuan një rreth për të mbuluar pamjet dramatike.

Eriksen iu nënshtrua një masazhi kardiak në fushë.

Pamjet janë vërtet dramatike, me lojtarët danezë, finlandezë, por edhe tifozët që janë në lot.

Eriksen u largua nga fusha me barrelë, me të gjithë lojtarët që e shoqëruan jashtë fushës së lojës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos