“Pantera e Zezë” boshatis metronë e Nju Jorkut

Nga A2 CNN
27 Maj 2020, 17:58 | Fotolajme

Para pak ditësh mbushi 5 dekada jetë, por pavarësisht kësaj, “Pantera e Zezë”, Naomi Campbell, vazhdon të mbetet një prej supermodeleve më të kërkuara.

Pierpaolo Piccoli, drejtori kreativ i një prej shtëpive të modës më të mëdha në botë, “Valentino”, i ka uruar ditëlindjen Naomit duke publikuar në llogarinë e tij në Instagram disa fotografi tepër provokuese të modeles, ku shfaqet krejtësisht nudo në metronë e zbrazët të Nju Jorkut, e mbuluar vetëm me çanta të markës Vogue, për të cilën është realizuar edhe seti fotografik.

Për të shmangur çdo keqkuptim, Piccoli ka saktësuar se fotot janë realizuar në fillim të vitit 2019, muaj para izolimit për shkak të pandemisë së koronavirusit. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2020/05/23/pantera-e-zeze-mbush-50-vjec/

A2 CNN Livestream

Latest Videos