Edhe pse nuk ka shumë klientë, për shkak të pandemisë së koronavirusit, një lokal në Tiranë ka ditur të zëvendësojë njerëzit me personazhe të famshëm nga bota e artit dhe e politikës. Në vend të njerëzve të zakonshëm, në tavolina janë “ulur” Angelina Jolie, Brad Pitt, Michelle Pfeiffer, Al Pacino. Një vend të veçantë, lokali u ka rezervuar edhe politikanëve kryesorë në vend, si Presidenti Ilir Meta, Kryeministri Edi Rama dhe kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha. (A2 Televizion)
Yjet e kinemasë dhe politikanët në vend të klientëve
