Parashikimi i motit: 19 korrik 2021

Nga A2 CNN
19 Korrik 2021, 07:00 | Aktualitet
Parashikimi i motit: 19 korrik 2021

Pritet përmirësim i dukshëm i motit në të gjithë vendin. Kthjellime të shumta alternohen me vranësira të shpeshta duke sjellë shira të dobët, në pjesën më të madhe të vendit, ndërsa rrebeshe afatshkurtra priten në veri dhe zonat lindore.

Temperaturat e ajrit ulen gjatë mëngjesit duke zbritur deri 13°C në zonat malore, por nuk priten ndryshime në vlerat e mesditës ku ruhet maksimumi 30-31°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me drejtim verior gjatë gjithë ditës, përjashtuar disa momente në mesditë dhe pasdite kur pritet fuqizim i erës deri 60 km/h duke krijuar në brigjet detare dallgëzim deri 3 ballë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos