
Sot do të ketë reshje shiu në pjesën më të madhe të vendit dhe dëborë në zona të thella malore. Paraditja sjell edhe rrebeshe në veri dhe zonat perëndimore, ndërsa duke iu afruar mbrëmjes, reshjet bëhen të përkohshme dhe të pakta në gjithë vendin.
Temperaturat mbeten të larta në mëngjes, kur minimumi shënon rreth 4°C, por 2°C rënie sjell mesdita kur maksimumi ulet në 18°C.
Era do të fryjë mesatare në tokë dhe e fortë në bregdet me drejtim jugor duke krijuar në brigje, dallgëzim 5 ballë, situatë që vijon deri pasdite, kur era dobësohet ndjeshëm në tokë dhe det. (A2 Televizion)