
Kthjellime dhe vranësira mbizotërojnë gjatë gjithë ditës në pjesën më të madhe të vendit, përjashtuar orët e para të ditës në jugperëndim ku mbeten prezente shira të dobët.
Temperaturat ulen lehtë gjatë mëngjesit, por rritje me rreth 2°C sjell mesdita duke shënuar maksimume ditore nga 24°C në zonat malore deri në 30°C në zonat e ulëta.
Era do vijojë të fryjë e lehtë dhe mesatare me drejtim perëndimor deri pasdite kur era merr drejtim jugor ndërsa dallgëzimi në brigjet detare ulet në 2 ballë. (A2 Televizion)