Rritja e rasteve të reja, Manastirliu: Gati spitali COVID 3

Nga A2 CNN
26 Gusht 2021, 17:58 | Aktualitet
Rritja e rasteve të reja, Manastirliu: Gati spitali COVID 3

Spitali COVID 3 po bëhet gati për t'u hapur për pacientët me koronavirus në rast të rritjes së rasteve dhe të shtrimeve.

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, deklaroi se COVID 3 po bëhet gati në rast se ezaurohen kapacitetet e COVID 1.

“Rastet janë në rritje, incidenca është rritur. Vala e radhës së kësaj pandemie po përfshin të gjitha vendet dhe ne jemi bërë gati për ta përballuar këtë situatë. Pas ezaurimit të kapaciteteve në Covid 1, do të hapet Covid 3", tha Manastirliu. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos