
E mërkura do të karakterizohet nga mot i kthjellët dhe i ftohtë në të gjithë territorin. Vranësira dhe reshje të pakta bore priten vetëm në zona të izoluara, në skajin verior të vendit, ndërsa në jugperëndim, shira të lehtë.
Temperaturat kanë pësuar sërish rënie të theksuar; vlerat minimale do të arrijnë në -7 gradë celsius dhe maksimalet shumë pranë 0 gradëve në zonat malore, e deri në 10-11 gradë në zonat e ultësirës perëndimore. (A2 Televizion)