Parashikimi i motit: 28 gusht 2021

Nga A2 CNN
28 Gusht 2021, 08:23 | Aktualitet
Parashikimi i motit: 28 gusht 2021

Zonat lindore vijojnë me kthjellime por vranësira të dukshme do të ketë veriu dhe ultësira perëndimore.  Pjesa e dytë e ditës shton vranësirat në territor, kryesisht në veri dhe zonat perëndimore ku nuk do të mungojnë edhe shirat e përkohshëm; vonë në mbrëmje dhe gjatë natës do të ketë edhe rrebeshe shiu.

 Temperaturat e ajrit rriten lehtë në të dy vlerat e ditës duke variuar nga 12 në 32°C. Era do të fryjë e lehtë nga  drejtimi jugor deri pas mesditës kur pritet që era të  forcohet në tokë dhe det duke marrë drejtim jugperëndimor ndërsa në brigjet detare aktivizohet dallgëzim 3-4 ballë; dallgë më të larta priten në hapësirat detare. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos