Parashikimi i motit: 30 janar 2021

Nga A2 CNN
30 Janar 2021, 08:19 | Moti
Parashikimi i motit: 30 janar 2021

Ditën e sotme vijojnë reshjet në territor,  por të pakta dhe kryesisht në zonat qendrore dhe jugore. Gradualisht, mesdita përmirëson motin ne vend. Pasditja dhe mbrëmja paraqiten me kthjellime dhe alternime  vranësirash, por pa reshje.

Temperatura e ajrit sot rritet me 2 gradë në mëngjes dhe mesditë, duke variuar nga minimumi, -2 C në zonat e thella veriore, deri në 13 gradë celsius, vlera maksimale në Sarandë.

Era do të fryjë mesatare deri e fortë në det të hapur, me shpejtësi 55 km/h,  duke krijuar në det dallgëzime deri në 5 ballë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos