
Partizani ka fituar Kupën e Shqipërisë në volejboll për meshkuj, pasi ka mposhtur 3-2 në finale Erzenin.
Më herët, “të kuqtë” triumfuan edhe në kampionat, ndërsa kjo ishte kupa e 12 për ta në histori. Ndeshja finale u ndoq nga një numër rekord spektatorësh.
Në volejboll për femra, Kupa e Shqipërisë u fitua nga UMB Volej, e cila mundi në finale, pastër, 3-0, Tiranën. (A2 Televizion)