Partizani e ka inauguruar me fitore “shtëpinë” e tij të re, “Stadiumin Partizani”, në takimin e javës së 12 të Kategorisë Superiore, përballë Bylisit.
“Të kuqtë” fituan 2-1, duke marrë tre pikë që i barazojnë me Tiranën, në krye të renditjes.
Dygolëshi i Skukës e bëri të pavlefshëm rrjetën e Sousa, që i lë ballshiotët në vendin e 9, me 12 pikë.
Në ndeshjen tjetër të ditës së sotme, Teuta u mposht 2-1 nga Erzeni. (A2 Televizion)









